Shqipëria tenton Rocco Vatën, pranon Rudi Vata: “Më morën në telefon nga FSHF”

Futbollisti Rocco Vata, i cili ka luajtur tashmë një ndeshje zyrtare me Irlandën, është ende në kohë për të zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë në nivel ndërkombëtar, sipas rregullave të FIFA-s.

 

Për herë të parë, babai i tij, legjenda e futbollit shqiptar Rudi Vata, ka konfirmuar interesimin konkret nga Federata Shqiptare e Futbollit. Në emisionin “Mega Sport” në “A2 CNN”, ai tha:

“Të jem i sinqertë, për herë të parë para tri javësh isha në Londër dhe më ka marrë Tefik Osmani si përfaqësues i FSHF. Më pyeti për situatën e djalit dhe i thashë që dera është e hapur, për të folur dhe vendosur se cili është vendimi i duhur. Por interesi për djalin tim nuk mund të jetë shumë i madh pasi kemi Muçin në super formë, është Anis Mehmeti; këto janë fakte. Roko është puro shqiptar, i talentuar dhe i përkushtuar”, deklaroi Rudi Vata.

Ky zhvillim vjen në një moment kur Shqipëria po kërkon të forcojë skuadrën e saj me lojtarë të rinj dhe të talentuar, ndërsa Rocco Vata konsiderohet një nga talentet premtuese të brezit të tij.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT