Në kuadër të aktiviteteve të përditshme diagnostike, sot në Repartin e Radiologjisë të Spitalit Klinik të Tetovës u realizuan me sukses dy biopsi të gjirit, procedura të rutinës, nën udhëheqjen e Subspec. Dr. Med. Argjend R. Imerit dhe me asistimin e Subspec. Dr. Med. Marija Evkoska, Dr. Nexhdeta Adili dhe motrës Tanja Trpkovska.
Spitali Klinik i Tetovës tashmë është qendër referente për diagnostikën e gjirit në rajonin e Maqedonisë Perëndimore, duke ofruar shërbime me standarde të larta profesionale dhe me aparaturë moderne.
Në këtë qendër realizohet gjithashtu Skriningu Nacional për Zbulimin e Hershëm të Kancerit të Gjirit, për qytetet Ohër, Strugë, Manastir, Tetovë dhe Gostivar. Nën udhëheqjen e mjekëve Subspec. Dr. Med. Argjend R. Imeri dhe Subspec. Dr. Med. Marija Evkoska kryhet interpretimi i mamografive, ekografive, biopsive dhe të gjitha procedurave diagnostike për një zbulim të hershëm dhe të saktë të kancerit të gjirit.
Spitali Klinik i Tetovës mbetet i përkushtuar në ofrimin e kujdesit shëndetësor cilësor dhe profesional, duke përdorur diagnostikë të avancuar në shërbim të komunitetit dhe shëndetit të grave.


