Në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit, qeveria në detyrë e Albin Kurtit po shqyrton një vendim me ndikim të drejtpërdrejtë financiar për sektorin publik. Sipas burimeve të Veriu.info brenda ekzekutivit, është duke u analizuar mundësia e ekzekutimit të pagës së 13-të për të gjithë të punësuarit në administratën shtetërore.
Vendimi potencial do të përfshinte rreth 80 mijë punonjës publikë, ndërsa sipas burimeve, ekzekutimi mund të ndodhë vetëm pak ditë para zgjedhjeve.
Ky veprim po shihet nga disa aktorë politikë dhe vëzhgues si një masë e mundshme elektorale, duke pasur parasysh kohën kur po shqyrtohet dhe ndikimin që mund të ketë tek votuesit.
Qeveria ende nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar përfundimtar, ndërsa pritet që vendimi të merret së shpejti.


