46 vjet nga Çmimi Nobel i Paqes për Shën Terezën

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, shënohet 46-vjetori i momentit historik kur Shën Tereza u nderua me Çmimin Nobel për Paqe. Më 10 dhjetor 1979, në Oslo të Norvegjisë, humanistja e madhe me origjinë shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu, u shpall fituese e çmimit më prestigjioz global për angazhimin e saj jetësor në shërbim të njerëzve më të varfër dhe më të braktisur.

 

Në ceremoninë e dorëzimit të çmimit, një klerik e pyeti se nga vinte. Shën Tereza dha një përgjigje që u bë referencë historike për identitetin e saj:
“Jam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri.”

Kjo deklaratë bëri që e gjithë bota të mësonte qartë për origjinën e saj shqiptare. Edhe pse kishte më shumë se shtatë dekada larg vendlindjes dhe jetonte në një mjedis shumëkulturor e joshqiptar, Shën Tereza nuk e mohoi kurrë identitetin e saj kombëtar.

Trashëgimia e saj humanitare vazhdon të mbetet simbol i paqes, përulësisë dhe solidaritetit njerëzor.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT