Drejtori i Marketingut në HRMV Transport dhe përfaqësuesi i VLEN-it, Isen Ramadani, njoftoi se 11 punëtorë shqiptarë kanë marrë vendime të përhershme pune pas përfundimit të konkursit të fundit për punësim.
Sipas Ramadanit, me këto punësime numri i përgjithshëm i shqiptarëve të punësuar me vendime të përhershme që nga ardhja e tij në HRMV Transport ka arritur në 16.
“Ky është rezultat i punës, jo i premtimeve. VLEN po dëshmon se përfaqësimi i drejtë realizohet me vepra dhe ky është vetëm fillimi”, ka shkruar Ramadani.
Ai theksoi se do të vazhdojnë angazhimet për krijimin e mundësive të reja të punësimit dhe për sigurimin e një përfaqësimi të drejtë në institucione, duke shtuar se punësimet e deritanishme janë dëshmi e realizimit të zotimeve të dhëna para qytetarëve.
Ramadani poashtu uroi kandidatët e përzgjedhur, duke shprehur besimin se me profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre do të kontribuojnë në zhvillimin e HRMV Transport dhe të sektorit hekurudhor në vend.


