Damanek: Nesër i jepet lamtumira e fundit Rina Krasniqit

E reja nga fshati Damanek i Malishevës, Rina Krasniqi, e cila humbi jetën në mënyrë tragjike si pasojë e një aksidenti trafiku në Gjermani, do të përcillet për në banesën e fundit ditën e nesërme.

 

Sipas njoftimit mortor, ceremonia e varrimit do të zhvillohet në varrezat e fshatit Damanek, duke filluar nga ora 18:00.

Lajmi për vdekjen e saj është konfirmuar fillimisht nga mediat lokale të Malishevës dhe faqja zyrtare e fshatit Damanek, duke shkaktuar pikëllim të thellë tek familja dhe i gjithë komuniteti.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT