Pritshmëria mesatare e jetëgjatësisë së një regruti rus që arrin aktualisht në fushën e betejës në Ukrainë vlerësohet mes 20 dhe 30 minutave, sipas drejtorit të CIA-s, John Ratcliffe, përcjell KohaNEWS.
Duke folur në Samitin e Mbrojtjes dhe Inovacionit në SHBA, Ratcliffe theksoi se dronët ukrainakë të pajisur me inteligjencë artificiale janë shndërruar në makkina vrasëse jashtëzakonisht të specializuara dhe të lira. Kjo është arsyeja kryesore pse forcat ruse, pavarësisht epërsisë numerike, nuk po arrijnë përparim domethënës.
Humbje të mëdha dhe ngecje e forcave ruse Sipas vlerësimeve amerikane që përputhen me burimet e hapura, Rusia humbet rreth 7.000 ushtarë në javë. Për shkak të përdorimit masiv të dronëve AI nga ana e Ukrainës, fusha e betejës ka ndryshuar rrënjësisht, duke u shkaktuar humbje të rënda trupave ruse.
Nga ana tjetër, Instituti për Studimin e Luftës (ISW) vlerëson se Kremlini vazhdon të këmbëngulë në qëllimet maksimale dhe se përparimi i këtij viti është shumë më i ngadalshëm sesa pretendon propaganda zyrtare e Moskës, ndërkohë që autoritetet ruse po ndërmarrin hapa që mund të paralajmërojnë përgatitje për një mobilizim të ri.
/KohaNEWS


