Udhëtoni në Itali? Këta dizelë tashmë ndalohen në shumë qytete, ndërsa së shpejti vjen një ndalim i ri

Nga 1 tetori i vitit 2026, një numër i madh drejtuesish mjetesh nuk do të mund të hyjnë më lirshëm në disa qytete të populluara të Italisë veriore, përcjell KohaNEWS.

 

Kufizimet e ja reja do të kenë të bëjnë me veturat me motorë dizel të normës Euro 5, ndërkohë që dizelët më të vjetër janë të ndaluar atje tash e sa vite. Rregullat ndryshojnë nga rajoni në rajon, kështu që një automjet që mund të lëvizë pa probleme në rrethinën e Torinos, mund të përballet me ndalim dhjetëra kilometra më tutje në Lombardia.

Ndryshimet kryesore në Lombardia Ndryshimi më i rëndësishëm nga 1 tetori 2026 pret shoferët e automjeteve dizel Euro 5 në Milano, Monxa, Bergamo dhe Breshia. Në këto katër qytete të Lombardisë, veturat Euro 5 me motor dizel nuk do të lejohen të qarkullojnë nga e hëna deri të premtën, përveç festave shtetërore, nga ora 07:30 deri në 19:30, përgjatë gjithë vitit.

Për automjetet tregtare dhe kategoritë e tjera, ndalimi i dizelëve Euro 5 do të vendoset shkallë-shkallë gjatë vitit 2027 dhe 2028. Ndërkohë, dizelët më të vjetër (Euro 0 deri në Euro 4) tashmë u nënshtrohen kufizimeve të rrepta ose ndalimeve të përhershme në shumë zona të këtij rajoni.

Piemonti heq dorë nga ndalimi i Euro 5 Nga ana tjetër, rajoni i Piemontit ka hequr dorë nga kufizimi i planifikuar strukturor për afër 307.000 vetura dizel Euro 5, i cili ishte parashikuar kryesisht për zonën e Torinos dhe Novarës. Autoritetet rajonale vendosën ta zëvendësojnë këtë masë me zgjidhje të tjera për uljen e ndotjes së ajrit.

Kjo do të thotë se pronarët e automjeteve dizel Euro 5 do të mund të vazhdojnë të lëvizin lirshëm në Piemont edhe pas 1 tetorit 2026, pa pasur detyrim të ndryshojnë llojin e karburantit.

/KohaNEWS

TË NDRYSHME

TË FUNDIT