Sistemi i vëzhgimit “Qyteti i Sigurt” ka regjistruar shifra rekorde të shkeljeve në trafik për periudhën 2 deri më 8 shkurt 2026. Kamerat e vendosura në zonat urbane dhe korridoret rrugore kanë kapur gjithsej 4.991 shkelës, duke dëshmuar se mbikëqyrja elektronike është tashmë në efektivitet të plotë.
Statistikat e shkeljeve:
-
Shpejtësia: 4.674 raste të tejkalimit të limitit (shkaktari kryesor).
-
Semafori i kuq: 163 drejtues automjetesh kanë injoruar sinjalizimin.
-
Dokumentacioni: 154 raste me leje qarkullimi të skaduar.
-
Targa të huaja: 641 gjoba janë shqiptuar për mjetet me targa jashtë vendit.
Masat e marra: Autoritetet kanë qenë të rrepta, duke shqiptuar 288 masa ndalimi të drejtimit të automjetit (pauzim i patentë shoferit), ku 163 lidhen me kalimin në të kuq dhe 125 me shpejtësinë e rrezikshme.
Në anën tjetër, sistemi ka treguar edhe anën e “tolerancës”, ku 22.434 automjete që kanë qenë brenda kufijve të lejuar nuk janë ndëshkuar.
Polica apelon: Respektoni rregullat, kamerat janë kudo! 🚗📸🛑


