Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njofton se me datë 20.02.2026, personi Z.I. (39) nga fshati Gajre ka denoncuar se rreth orës 20:00, në fshatin Gajre, është ndaluar nga personat L.M. dhe një i mitur 16-vjeçar, të cilët kanë dalë nga një automjet i tipit “Golf” me targa të Tetovës. Sipas denoncimit, personat në fjalë e kanë futur atë me forcë në oborrin e shtëpisë në pronësi të L.M., ku e kanë kërcënuar me armë zjarri dhe e kanë sulmuar fizikisht me sende të forta.
Pas ndërmarrjes së masave të menjëhershme operative, rreth orës 21:50 në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, zyrtarët policisë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat A.M. (43) dhe E.M. (20), të dy nga fshati Gajre. Ata janë hasur në automjetin “Golf”, i cili paraprakisht nuk ka ndaluar në shenjën e dhënë për ndalim nga ana e zyrtarëve policorë. Gjithashtu, në fshatin Gajre, në prani të prindit, është privuar nga liria edhe i mituri 16-vjeçar.
Personat e përmendur janë ndaluar në stacionin policor, ndërsa automjeti është mbajtur për kontroll teknik dhe ekzaminim të mëtejshëm në Stacionin Policor të Tetovës. Policia po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për lokalizimin dhe gjetjen e personit L.M.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, SPB Tetovë do të dorëzojë parashtresat përkatëse penale në Prokurorinë Publike.


