Pritja për autostradën Shkup-Bllacë vazhdon: Burokracia shtyn punimet

Edhe pse u premtua se makineritë do të zbarkonin në terren brenda dhjetorit, punimet për autostradën Shkup-Bllacë janë prolonguar sërish. Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, e cila më herët deklaroi se vetëm moti mund të bëhej pengesë, tashmë konfirmon se shkaku i vonesës nuk është klima, por burokratizimi financiar.

 

Sipas kabinetit të saj, Ministria i ka përmbyllur të gjitha detyrimet institucionale, por procesi ka ngecur te miratimi final nga banka që financon projektin.

“Vonesa ka ardhur si pasojë e procedurave burokratike të institucionit financiar dhe periudhës së festave të fundvitit. Aktualisht presim vetëm dritën jeshile nga banka,” pohoi Zekolli.

Deri më tani, nga ky projekt janë ndërtuar vetëm 2 kilometrat e para, të cilat mbeten jashtë funksionit deri në përfundimin e 10 kilometrave të mbetura. Autostrada, me një kosto totale prej 240 milionë eurosh (rreth 24 milionë euro për kilometër), pritet të rinisë sapo të tejkalohen pengesat administrative me institucionin kredidhënës.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT