TETOVË – Për shkak të vizitës zyrtare të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në qytetin e Tetovës, autoritetet lokale kanë njoftuar masa të rrepta sigurie për ditën e shtunë, më 28 shkurt 2026, raporton Kohanews.
Sipas njoftimit zyrtar, do të ketë një ndalim total të parkimit dhe kufizime në qarkullim në disa prej akseve kryesore të qytetit. Masat merren për të garantuar sigurinë e delegacionit shqiptar dhe mbarëvajtjen e protokollit shtetëror.
Rrugët ku ndalohet parkimi dhe qarkullimi:
-
Rruga “Marshall Tito”: Nga fillimi i saj deri te rrethrotullimi te restorant “Sedra”.
-
Bulevardi “Bllagoja Toska”: Nga rrethrotullimi te “Sedra” deri te objekti i Komunës.
-
Rruga “Dervish Cara”: E bllokuar në tërësi deri te semaforët.
-
Rruga “Ilindenska”: Nga ndërtesa e Gjyqit deri te kompleksi i UEJL-it.
-
Rruga “KRDRC”: Deri te Teqeja Arabati.
-
Rruga “Van Vardarska”: Deri te Universiteti i Tetovës (UT).
-
Rruga “172”.
Paralajmërimi: Do të ndërhyjë “Merimanga”
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë këto masa me përpikëri. Të gjitha automjetet që do të gjenden të parkuara në kundërshtim me këtë njoftim, do të largohen menjëherë përmes shërbimit të “merimangës”.
Qytetarëve u sugjerohet të shfrytëzojnë rrugët dytësore dhe të planifikojnë lëvizjet e tyre paraprakisht për të shmangur vonesat në trafik gjatë kohës që Presidenti Begaj do të qëndrojë në qytet.
/ KOHANEWS


