“Turneu i Shkollave të Tearcës”, Memishi: Sporti bashkon të rinjtë dhe promovon vlerat e shoqërisë

Nën organizim të Departamentit të Arsimit pranë Komunës së Tearcës, në fshatin Nerasht u zhvillua turneu tradicional në futboll, ku morën pjesë pesë shkollat qendrore të komunës. Aktiviteti sportiv mblodhi nxënës, arsimtarë dhe përfaqësues të shkollave në një atmosferë festive dhe sportive.
Turneu u karakterizua nga ndeshje cilësore, lojë korrekte dhe frymë e lartë sportive ndërmjet ekipeve pjesëmarrëse. Përmes këtij organizimi u promovuan vlera të rëndësishme si bashkëpunimi, respekti reciprok dhe shoqëria mes të rinjve.
Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, vlerësoi angazhimin e të gjitha shkollave dhe theksoi rëndësinë e aktiviteteve sportive në edukimin dhe zhvillimin e nxënësve.

 

Me këtë rast, u shpreh mirënjohje për të gjitha shkollat pjesëmarrëse, arsimtarët dhe organizatorët që kontribuan në realizimin me sukses të këtij turniri sportiv.

Njoftimi i plotë:
Nën organizimin e Departamentit të Arsimit në Komunën e Tearcës u mbajt turniri në futboll në fshatin Nerasht, ku morën pjesë 5 shkollat qendrore të komunës. ⚽️

Ishte një garë madhështore mes shkollave, e karakterizuar nga lojë e bukur, frymë sportive dhe harmoni e ndërsjellë ndërmjet nxënësve. Përmes këtij aktiviteti u promovuan bashkëpunimi, respekti dhe shoqëria mes të rinjve tanë.

Falënderojmë të gjitha shkollat pjesëmarrëse, arsimtarët dhe organizatorët për kontributin dhe angazhimin e tyre në realizimin e këtij turniri të suksesshëm. 👏

TË NDRYSHME

TË FUNDIT