Varicela (Lia e dhenve): Shkaqet, simptomat dhe mënyrat e trajtimit të sëmundjes

Varicela, e njohur si lia e dhenve, është një infeksion shumë i zakonshëm që prek kryesisht fëmijët, por mund të shfaqet edhe te të rriturit që nuk e kanë kaluar më herët. Sëmundja shkaktohet nga virusi Varicella-Zoster, i cili përhapet lehtësisht përmes pikëzave të ajrit, kollës, teshtimës dhe kontaktit me lëkurën e prekur.

 

Pas infektimit, zakonisht shfaqet një periudhë prej disa ditësh pa simptoma, dhe më pas paraqiten shenjat karakteristike si temperaturë e lehtë, lodhje dhe puçrra të vogla me flluska që shkaktojnë kruarje.

Pse shfaqet varicela?

Varicela shpërthen kur:

  • Personi vjen në kontakt me virusin për herë të parë.

  • Ka imunitet të dobët dhe nuk është vaksinuar.

  • Qëndron në ambiente të mbyllura me persona të infektuar, pasi virusi përhapet shumë shpejt.

Si trajtohet varicela?

Shumica e rasteve kalojnë pa komplikime dhe trajtimi bëhet në kushte shtëpie:

  • Uljen e temperaturës me barna të rekomanduara nga mjeku.

  • Lëngje të bollshme për hidratim.

  • Kremra ose solucione qetësuese për kruarjen e lëkurës.

  • Larje të rregullt dhe higjienë për të parandaluar infeksionet bakteriale në puçrra.

  • Shmangia e gërvishtjes së flluskave, për të ulur rrezikun e shenjave në lëkurë.

Varicela zakonisht zgjat 7–10 ditë, dhe pas kalimit krijohet imunitet i përhershëm.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT