VMRO-DPMNE: Për dy vite paga më të larta për policët, punonjësit socialë, të punësuarit në arsim, shëndetësi dhe sektorin publik

“VMRO-DPMNE në anën e punëtorit. Në opozitë me mbështetje publike dhe të qartë për sindikatat në kërkesat për rritje të pagave, ndërsa nga pozita e pushtetit me marrëveshje për rritje konkrete të pagave. Ashtu siç VMRO-DPMNE i mbështeste sindikatat dhe punëtorët në opozitë kur protestonin në vitin 2020 dhe 2024, ashtu edhe tani, përmes dialogut dhe bisedimeve bën gjithçka në kuadër të mundësive që pagat të rriten”, thonë nga VMRO-DPMNE.

 

“Dallimi është se LSM nga qeveria e atëhershme e LSDM, në kushte të inflacionit dyshifror, kërkonte rritje lineare të pagave në sektorin publik prej 2.806 denarë, ndërsa Qeveria e VMRO-DPMNE i rriti për shumë më tepër.

Me marrjen e pushtetit, takimet me sindikatat u intensifikuan dhe si rezultat u ndaluan politikat e dëmshme të pushtetit të mëparshëm, u nënshkruan marrëveshje kolektive dhe u rritën pagat kudo ku shteti është punëdhënës.

Në periudhë prej rreth dy vitesh, nga marrja e pushtetit deri sot, u nënshkruan marrëveshje kolektive në arsim dhe shëndetësi, ku pagat e të gjithë të punësuarve në arsimin fillor dhe të mesëm deri në fund të mandatit do të rriten nga 46% deri në 60%, të punësuarit në arsimin e lartë morën rritje prej të paktën 14%, ndërsa punonjësit shëndetësorë do të marrin paga 40 deri në 50% më të larta.

Për 10% u rritën pagat e policëve, punonjësit socialë morën paga 20% më të larta, ndërsa përmes marrëveshjeve të veçanta kolektive, të punësuarit në Sekretariatin e Përgjithshëm dhe SOZR morën rritje prej 30%.

Rreth 11.000 të punësuar në administratë, gjykata dhe prokurori janë të përfshirë në një marrëveshje historike që garanton rritje sistematike të pagave prej 40% deri në vitin 2028.

Përveç në nivel qendror, VMRO-DPMNE tregoi kujdes për punëtorët dhe standardin e tyre edhe në nivel lokal, kështu që në komunat e udhëhequra nga kryetarët e VMRO-DPMNE, mesatarisht, pagat e të gjithë të punësuarve janë rritur për rreth 5.000 denarë.

Në tërësi janë respektuar të gjitha marrëveshjet kolektive që pushteti i mëparshëm i injoronte në mbrojtje, kulturë dhe institucione të tjera dhe nuk ka vonesa në paga si në kohën e LSDM dhe BDI, kur të punësuarit për muaj të tërë mbeteshin pa të ardhura.

Të gjitha këto rritje të pagave janë shumë më të mëdha se ajo rritje që atëherë e kërkonte LSM, dhe edhe më e rëndësishme deri në fund të mandatit do ta tejkalojë plotësisht kërkesën që tani e ka Slobodan Trendafilov.

Nga ana tjetër, sipas ligjit në mars të këtij viti do të rritet edhe paga minimale, ndërsa çdo rritje tjetër duhet të negociohet institucionalisht, në Këshillin Ekonomiko-Social, mes punëdhënësve, sindikatave dhe Qeverisë si ndërmjetës.

Përmes dialogut të arrihet një zgjidhje e qëndrueshme, e pranueshme për të gjitha palët e përfshira, si për punëdhënësit, punëtorët, buxhetin dhe ekonominë në tërësi.

Ultimatumat dhe bllokadat e LSDM nuk i shërbejnë punëtorit, por vetëm Trendafilovit dhe pakicës rreth tij që ndërtojnë karriera dhe përfitojnë mbi kurrizin dhe mundin e punëtorit të zakonshëm.

Qeveria do të vazhdojë me angazhimin e saj dhe krijimin e politikave për rritje më të madhe ekonomike që do të mundësojë rritje edhe më të madhe të pagave, standard më të lartë jetese dhe cilësi më të mirë të jetës për qytetarët”, njoftoi VMRO-DPMNE.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT