ZYRTARE/ Adam Hasani firmos me Napolin, talenti i Kosovës bën hapin e madh në Itali

Napoli, 11 shkurt 2026 – Talenti shqiptar nga Kosova, Adam Hasani, ka zyrtarizuar sot kalimin e tij te klubi i njohur italian, Napoli. Ky konsiderohet si një hap i rëndësishëm në karrierën e 17-vjeçarit, i cili transferohet në jugun e Italisë pas përvojës së tij me Sampdorian.

 

Anësori sulmues fillimisht do të bashkohet me ekipin Primavera të Napolit. Falë performancave të tij spikatëse, Hasani ka qenë rregullisht pjesë e planeve të trajnerit Adil Maliqi te përfaqësuesja U19 e Kosovës, duke u konfirmuar si një nga lojtarët me perspektivën më të lartë në kampin dardan.

Synimi i Hasanit është që përmes ekipit të të rinjve të fitojë sa më shpejt vëmendjen e stafit teknik të ekipit të parë, për të debutuar në Seria A.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT