Zyrtare: Fatjon Jusufi i bashkohet KF Arsimit

Çegran, 11 shkurt 2026 – Klubi Futbollistik Arsimi ka njoftuar zyrtarisht goditjen e radhës në afatin kalimtar, duke prezantuar sulmuesin dhe mesfushorin ofensiv, Fatjon Jusufi.

 

Lojtari me përvojë të gjerë vjen te skuadra “verdh e zi” pas një aventure në Kosovë me FC Ferizajn. Jusufi është një emër i njohur për futbollin në rajon, pasi gjatë karrierës së tij ka mbajtur veshur fanellat e klubeve si:

  • Në Maqedoninë e Veriut: Struga, Shkupi, Renova, Gostivari dhe Voska Sport.

  • Në Shqipëri: Partizani i Tiranës.

  • Në arenën ndërkombëtare: Shirak Gyumri (Armeni).

Përforcimi i ri ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me klubin nga Çegrani dhe shihet si një “armë shtesë” për repartin ofensiv, falë eksperiencës së tij në kampionatin vendor dhe atë ndërkombëtar.

“I urojmë shëndet e shumë fat me fanellën dhe familjen verdh e zi!”, thuhet në njoftimin zyrtar të KF Arsimit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT