Protestë në Strugë: Qytetarët revoltë ndaj EVN-së për faturat e larta të rrymës

Strugë, 11 shkurt 2026 – Banorët e Strugës janë ngritur sot në protestë për të shprehur pakënaqësinë e tyre të thellë ndaj faturave të fryra të energjisë elektrike dhe mënyrës se si po bëhet llogaritja e tyre nga kompania EVN.

 

Gjatë tubimit, qytetarët artikuluan disa kërkesa kyçe drejtuar kompanisë dhe institucioneve:

  • Transparencë mbi llogaritjen: Publikimi i detajuar i metodologjisë dhe elementeve që përcaktojnë çmimin final.

  • Rishikimi i tarifave: Kërkohet që pagesat ndaj EMV-së të bazohen në nevojat reale të konsumit dhe jo vetëm në detyrime formale ligjore.

  • Mbrojtja nga praktikat abuzive: Rishikimi i çdo procedure që rezulton në dëm financiar të qytetarëve.

Organizatorët e protestës paralajmëruan se ky është vetëm hapi i parë. Ata deklaruan se, nëse nuk do të ketë një reagim zyrtar dhe hapa konkretë për korrigjimin e faturave, do të vijojnë me ankesa kolektive pranë Komisionit Rregullator për Energji dhe do të përdorin të gjitha mjetet ligjore për të mbrojtur të drejtat e tyre.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT