Ankara, 11 shkurt 2026 – Seanca plenare në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë ka degjeneruar në dhunë fizike, grushte dhe shkelma mes deputetëve, gjatë procesit të betimit të dy ministrave të rinj, Akin Gurlek (Drejtësi) dhe Mustafa Cifci (Punë të Brendshme).
Përplasja nisi kur deputetët e partisë opozitare CHP kundërshtuan betimin e Gurlek, me pretendimin se ai nuk kishte dhënë dorëheqjen nga posti i prokurorit të përgjithshëm. Situata u tensionua kur deputetët opozitarë pushtuan podiumin, duke u përballur me reagimin e ashpër të deputetëve të partisë në pushtet (AKP).
Gjatë kacafytjes masive, deputeti i AKP-së, Osman Gökçek, ka goditur me grusht deputetin e CHP-së, Mahmut Tanal, duke i shkaktuar këtij të fundit gjakderdhje dhe thyerje të hundës. Pavarësisht skenave të rënda të dhunës, të dy ministrat arritën të kryenin betimin e tyre nën mbrojtjen e deputetëve të AKP-së, të cilët formuan një kordon rreth tyre.
Për të parë pamjet e plota të përleshjes brenda sallës së parlamentit, klikoni mbi linkun e videos më poshtë:
[VIDEO / Klikoni këtu për të parë pamjet e plota të kacafytjes] https://www.panorama.com.al/video-kaos-dhe-perleshje-ne-parlamentin-e-turqise-grushte-shkelma-dhe-hunde-e-thyer-mes-deputeteve-gjate-betimit-te-2-ministrave-te-rinj-shikoni-pamjet-e-kacafytjes/


