Kasami në pritjen e Ambasadës së Kosovës: “Kujtojmë me admirim sakrificën e shumë brezave”

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës, me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, transmeton KohaNews.

 

Përmes një njoftimi, Kasami u shpreh se është gjithmonë një nder i veçantë të marrësh pjesë në shënimin e një prej datave më të lavdishme të historisë sonë më të re. Ai theksoi se ky përvjetor shërben për të kujtuar me admirim sakrificën e shumë brezave që punuan dhe u flijuan për t’i sjellë lirinë dhe mëvetësinë Republikës së Kosovës.

“Të paçim përjetë, Kosovë! Gëzuar Ditën e Pavarësisë!”, ishte mesazhi i Kasamit në këtë ceremoni festive ku morën pjesë personalitete të shumta diplomatike dhe politike.

/ KOHANEWS

TË NDRYSHME

TË FUNDIT