Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut: Ndalesa e parë në Çair

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të nisë nesër, më 26 shkurt, vizitën e tij zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Ndalesa e tij e parë simbolike do të jetë Komuna e Çairit, ku do të pritet me ceremoni shtetërore nga Kryetari i Komunës dhe Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, raporton Kohanews.

 

Agjenda e vizitës në Shkup:

Sipas itinerarit zyrtar, vizita do të jetë e ngjeshur me takime institucionale dhe aktivitete kulturore:

  • Ora 12:30 – Takimi në Komunë: Presidenti Begaj do të pritet nga Izet Mexhiti në objektin e Komunës së Çairit për një takim institucional.

  • Vizitë në Çarshi: Pas takimit, delegacioni do të vizitojë monumentin historik, Xhaminë e Mustafa Pashës.

  • Nderime te Skënderbeu: Pika qendrore e vizitës në Çarshinë e Vjetër do të jetë te busti i Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Aty do të vendosen lule, ndërsa himni kombëtar do të interpretohet nën shoqërimin e një programi artistik nga Ansambli Shtetëror.

Mbulimi mediatik

Edhe pse programi është i hapur për mbulim nga ana e mediave, sipas njoftimit zyrtar, nuk janë paraparë deklarata për shtyp nga ana e krerëve gjatë këtyre aktiviteteve në Çair.

Kjo vizitë rikonfirmon bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve dhe rëndësinë e bashkërendimit politik mes Tiranës dhe Shkupit zyrtar.

/ KOHANEWS

TË NDRYSHME

TË FUNDIT