Në prag të Fitër Bajramit, fëmijët e çerdheve të Tetovës u gëzuan me pako dhuratash të shpërndara në bashkëpunim mes Komunës së Tetovës dhe shoqatës humanitare “Agimi i Bamirësisë”.
Zëvendëskryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, mori pjesë në këtë aktivitet duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe kujdesit për më të vegjlit. Ai falënderoi shoqatën për angazhimin e vazhdueshëm dhe kontributin që jep në komunitet.
👧👦 Buzëqeshjet e sinqerta dhe gëzimi i fëmijëve u shndërruan në dhuratën më të madhe për organizatorët, duke e bërë festën edhe më të veçantë.
🕊️ Gëzuar Bajramin!


