Shkup: Fillon regjimi veror i trafikut, kufizohet lëvizja e automjeteve të rënda në rrugët shtetërore

Nga sot, 1 korrik, e deri më 31 gusht, në të gjitha rrugët shtetërore të vendit ka hyrë në fuqi regjimi i përkohshëm veror i trafikut. Ky vendim parashikon ndalimin e qarkullimit të automjeteve të rënda me masë totale mbi 15 tonë gjatë periudhave të caktuara të fundjavës dhe gjatë ditëve me temperatura jashtëzakonisht të larta.

 

Orari i kufizimit në rrugët shtetërore:

  • E premte: 17:00 – 22:00

  • E shtunë: 09:00 – 18:00

  • E diel: 09:00 – 22:00

  • Ditët me temperatura ekstreme: Ndalimi zbatohet edhe nga e hëna në të enjte, në intervalin kohor 11:00 – 17:00.

Regjim i veçantë në aksin Shkup – Ohër – Shkup Për autostradën A2, përkatësisht segmentin Shkup – Ohër – Shkup, kufizimet janë edhe më rigoroze për automjetet e mallrave mbi 7.5 tonë dhe do të zgjasin deri më 1 shtator:

  • E premte: 15:00 – 22:00

  • E shtunë: 07:00 – 12:00 dhe 18:00 – 00:00

  • E diel: 07:00 – 22:00

Përjashtimet nga ndalimi: Kufizimet nuk vlejnë për mjetet që transportojnë kafshë të gjalla, lule, ndihma humanitare, drithëra, mallra që prishen, naftë dhe derivate të saj, materiale të rrezikshme, si dhe për automjetet e angazhuara në projektet e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve shtetërore.

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) bën të ditur se ky regjim synon zvogëlimin e ngarkesës së trafikut, lehtësimin e qarkullimit drejt qendrave turistike dhe rritjen e sigurisë rrugore gjatë sezonit të verës.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT