11 projekte me vlerë 2 milionë euro për Vrapçishtin – Zëvendësministrja Kaltrina Zekolli Shaqiri inspekton punimet në terren

Komuna e Vrapçishtit është përfshirë nga një valë e re investimesh infrastrukturore, falë mbështetjes së Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, përcjell KohaNEWS.

 

Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, sot ka zhvilluar një vizitë pune në Vrapçisht, ku së bashku me kryetarin e komunës, Isen Shabani, kanë inspektuar nga afër ecurinë e punimeve për 11 projekte me vlerë totale prej 2 milionë eurosh, të cilat synojnë përmirësimin e ndjeshëm të cilësisë së jetës për banorët e kësaj ane.

Gjatë vizitës u konfirmua se mbështetja ndaj komunave vazhdon me intensitet, duke dëshmuar se premtimet po shndërrohen në vepra konkrete. Ndër punimet e përfunduara me sukses përfshihen:

  • Rikonstruksioni i rrugës banesore 4 në vendbanimin Gradec.

  • Rikonstruksioni i rrugëve në vendbanimin Dobërdoll.

  • Rekonstruksioni i rrugëve hyrëse 1 dhe 2 në vendbanimin Gradec.

Ndërkohë, po vijojnë me intensitet edhe punimet për projektet e tjera që janë aktualisht në fazën e realizimit:

  • Rikonstruksioni i rrugës 364 në fshatin Senokos.

  • Rikonstruksioni i rrugëve në vendbanimin Toplicë.

  • Rikonstruksioni i rrugës lokale nga vendbanimi Negotinë deri te burimi i ujit mineral (Uji i Tharët) – Faza e parë.

Këto investime dëshmojnë përkushtimin e vazhdueshëm institucional për të mbështetur komunat dhe për të sjellë zhvillim përmes projekteve infrastrukturore që u shërbejnë drejtpërdrejt qytetarëve.

/KohaNEWS

TË NDRYSHME

TË FUNDIT