Brazili mund të jetë eliminuar herët nga Kupa e Botës, por ylli i kombëtares, Vinicius Junior, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për shkak të jetës së tij private, përcjell KohaNEWS.
Pas eliminimit të Brazilit nga Kupa e Botës pas humbjes ndaj Norvegjisë, u raportua se sulmuesi brazilian iu nënshtrua një trajtimi estetik jokirurgjik me filera dermalë për mjekrën, në vend të një ndërhyrjeje invazive. Megjithatë, tani që pasionet janë qetësuar, vëmendja është zhvendosur te e dashura e tij, influencerja e njohur Virginia Fonseca.
Fotografitë e saj në bikini blu janë bërë menjëherë kryefjala e rrjeteve sociale, duke konfirmuar se mes çiftit gjithçka është në rregull, pavarësisht thashethemeve për probleme në lidhje.
Kush është Virginia Fonseca? Virginia është një ndër influenceret më të njohura në Brazil, me rreth 56 milionë ndjekës vetëm në Instagram. Ajo është bashkëthemeluese e markës së kozmetikës “WePink” dhe pronare e disa kompanive të shëndetit dhe fitnesit, përfshirë “WeGym”.
Lidhja e tyre, e cila u bë publike në vitin 2025, ka kaluar nëpër ulje-ngritje, përfshirë një ndarje të shkurtër pak javë para fillimit të Kupa e Botës 2026. Megjithatë, pas eliminimit të Brazilit, çifti u fotografua së bashku në një jaht luksoz pranë brigjeve të Sardinisë, duke konfirmuar zyrtarisht ribashkimin e tyre përmes daljesh publike dhe postimesh në rrjetet sociale.
/KohaNEWS
Virginia Fonseca, mavi bikinisiyle plajda görüntülendiği anlarla adından söz ettirdi. pic.twitter.com/nylFfwIRzW
— Daily Magazin (@daily_magazin) July 22, 2026


