Delegacioni i përbërë nga Enver Pajaziti, Arkin Jahiji, Amir Musliji dhe Mumin Redzepi, së bashku me kandidatin për kryetar komune, Haqim Ramadani, ka zhvilluar takim me bashkëatdhetarët nga Komuna e Bërvenicës në Leverkusen të Gjermanisë.
Ata shprehën mirënjohje për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e treguar nga mërgata.
“U dakorduam se vetëm të bashkuar mund të dalim fitimtar dhe se më 2 nëntor do t’ia kthejmë dinjitetin dhe krenarinë banorëve të Komunës së Bërvenicës – kudo që ndodhemi,” theksohet mes tjerash në njoftim.
Delegacioni u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të votojnë dhe të kontribuojnë për ndryshimin e shumëpritur:
“Çdo votë ka rëndësi!
Vetëm nëse bëhemi bashkë, fitorja është e garantuar!”

