Komuna e Strugës njofton se, me vendim të Kryetarit Mendi Qyra, z. Resul Çollaku është emëruar si U.D. drejtor i Ndërmarrjes Publike Komunale Strugë.
Z. Çollaku është Magjistër i Shkencave Kompjuterike, i diplomuar në Universitetin e Freiburgut në Zvicër, dhe sjell një përvojë të gjerë profesionale, duke përfshirë 3 vite punë në një bankë private zvicerane dhe 10 vite udhëheqje si pronar dhe menaxhues i një kompanie private.
Emërimi i tij synon rritjen e efikasitetit, transparencës dhe cilësisë së shërbimeve publike, në përputhje me standardet moderne të menaxhimit. Komuna i uron z. Çollaku suksese dhe pret që ekspertiza e tij të kontribuojë në transformimin pozitiv të ndërmarrjes.

