Prokuroria ka formuar një lëndë për Artan Grubin dhe gjyqtarin Enver Bexheti
Prokurori i Shtetit Ljupço Kocevski ka formuar një rast për sigurimin e provave për mundësinë e përgjegjësisë penale të personave të cilët janë vendosur në listën e zezë të SHBA-së.
Rasti, siç informoi sot, është dërguar për procedim në prokurorinë e kompetente, e cila do të lëshojë urdhra përkatës për institucionet që të zbulojnë veprat penale.
– Duke marrë parasysh seriozitetin e akuzave për të cilat personat e lartpërmendur janë vendosur në listë, kam shfrytëzuar kompetencat e mia dhe që nga dje kam formuar një rast me qëllim që të përpiqemi të sigurojmë prova për të verifikuar mundësinë e përgjegjësisë penale të personave që lidhen me veprimtari të korrupsionit dhe tregtisë me ndikim, theksoi Kocevski gjatë një bisedimi me gazetarët.