Kadrijaj: Ata që dyshojnë se AAK-ja nuk do ta kalojë pragun do të zhgënjehen

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka deklaruar se partia është e konsoliduar dhe e gatshme për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

 

Sipas saj, AAK-ja do të jetë surpriza e këtyre zgjedhjeve, duke zhgënjyer ata që dyshojnë se subjekti politik nuk do ta kalojë pragun zgjedhor.

“AAK-ja është e konsoliduar dhe mirë e organizuar, ju i keni parë rezultatet që kemi pasur në zgjedhjet lokale. Më vjen keq për ato pretendime se AAK-ja nuk do ta kalojë pragun zgjedhor sepse ata do të zhgënjehen,” tha Kadrijaj.

Deklaratat e saj nënvizojnë besimin e partisë në strukturën dhe strategjinë e saj për zgjedhjet e ardhshme.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT