Shqiptari që vodhi 50 euro në shtëpinë e ministres belge dënohet me 1 vit burg

Një shtetas shqiptar është dënuar nga gjykata belge me 1 vit burg dhe një gjobë prej 1,600 eurosh për një rast thyerjeje dhe hyrjeje të paligjshme në banesën e ministres belge të Arsimit, Drejtësisë dhe Punësimit, Zuhal Demir, në qytetin Genk.

 

Ngjarja daton më 7 janar 2023, kur i pandehuri kishte hyrë në shtëpi përmes një dritareje, pavarësisht se objekti ishte i rrethuar dhe i siguruar. Sipas mediave lokale, ai kishte kontrolluar disa dhoma para se të largohej, duke marrë vetëm 50 euro nga një kuti kursimi.

Autori u identifikua më vonë nga policia përmes gjurmëve të ADN-së, të cilat ishin gjetur pikërisht në kutinë ku ndodheshin paratë.

Gjykata vendosi dënimin me burg dhe gjobën financiare, duke e cilësuar shkeljen si të qëllimshme dhe me rrezikshmëri të lartë, për shkak të faktit se banesa i përkiste një zyrtare të lartë të qeverisë belge.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT