Pas reshjeve të dendura të shiut, fusha e Tearcës është përmbytur duke shkaktuar probleme në qarkullim dhe pengesa në disa rrugë lokale. Kryetari i Komunës së Tearcës ka njoftuar përmes Facebook-ut se ekipet komunale janë në terren që nga mëngjesi, duke punuar në pastrimin e rrugëve, lirimin e kanaleve dhe normalizimin e situatës.
Në njoftim, kryetari thekson se po monitorohet çdo zonë e prekur dhe se ndërhyrjet do të vazhdojnë deri në stabilizimin e plotë të gjendjes. Qytetarët kërkohen të lëvizin me kujdes dhe të shmangin zonat e përmbytura.


