Silvinjo nuk e thërret, tregu e vlerëson: Anis Mehmeti arrin 10 milionë euro

Anis Mehmeti po kalon një nga momentet më të mira të karrierës, por paradoksalisht mbetet jashtë planeve të trajnerit Silvinjo. Mesfushori sulmues, i cili nuk është ftuar në Kombëtaren shqiptare që prej verës së vitit 2023, ka bërë një ngritje të fortë në tregun ndërkombëtar.

 

Sipas të dhënave të përditësuara të Transfermarkt, vlera e tij ka arritur në 10 milionë euro, duke u katërfishuar brenda një periudhe të shkurtër kohore. Kur ai ishte pjesë e listave të Silvinjos, Mehmeti vlerësohej vetëm 1.2 milionë euro, ndërsa sot është një nga emrat më të rëndësishëm të Bristol City në Championship.

Në dy sezonet e fundit, 24-vjeçari është konfirmuar si lojtari më vendimtar i klubit, duke kontribuar me 6 gola dhe 6 asistime në vetëm 18 javë të kampionatit. Falë paraqitjeve të tij, ai renditet në vendin e 32-të mes 669 lojtarëve të kategorisë së dytë më prestigjioze të futbollit anglez.

Edhe pse jashtë Kombëtares, Mehmeti është aktualisht një nga futbollistët shqiptarë më të vlefshëm në treg. Përpara tij renditen vetëm Armando Broja me 14 milionë euro dhe Kristjan Asllani me 13 milionë euro. Ndërkohë, në të njëjtin nivel me Mehmetin është edhe Mirlind Daku, i cili po shkëlqen me Rubin Kazanin në Premier Ligën ruse.

Ngritja e shpejtë e vlerës së Mehmetit ka hapur diskutime të reja rreth rikthimit të tij potencial në Kombëtare, sidomos në prag të ndeshjeve të rëndësishme që e presin Shqipërinë. Gjithsesi, deri tani nuk ka sinjale zyrtare nga stafi kuqezi.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT