Përfundon shtresa e dytë e asfaltit në rrugën Prishtinë–Mitrovicë

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se punimet në rrugën Prishtinë–Mitrovicë po i afrohen përfundimit, ndërsa ka falënderuar të gjitha palët e përfshira për bashkëpunimin.

 

Ai njoftoi se sot përmbyllet vendosja e shtresës së dytë të asfaltit, ndërsa menjëherë më pas do të nisë shtresimi final, i treti, duke vijuar pastaj me punimet e sinjalizimit horizontal, vertikal dhe vendosjen e ndriçimit publik.

“Jemi në fazën përmbyllëse të një projekti shumë të rëndësishëm dhe të shumëpritur. Falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar në çdo hap të tij”, ka shkruar Durmishi në një postim në Facebook.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT