Krizë te Real Madridi: Edu Aguirre raporton për mungesë komunikimi nga Çabi Alonso dhe debate të forta mes lojtarëve pas humbjes me Seltan.

Real Madridi po kalon njërën prej periudhave më të vështira të sezonit, pas humbjes surprizë ndaj Selta Vigos në “Santiago Bernabeu”. Situata brenda ekipit është tensionuar dukshëm dhe sipas mediave spanjolle, trajneri Çabi Alonso rrezikon seriozisht të mos e çojë deri në fund projektin e tij trevjeçar.

 

Gazetari i njohur Edu Aguirre ka zbuluar në emisionin “El Chiringuito” se çfarë ka ndodhur në dhomën e zhveshjes menjëherë pas humbjes. Sipas tij, Çabi Alonso nuk ka hyrë fare te lojtarët dhe nuk ka pasur asnjë kontakt me skuadrën.

“Çabi Alonso nuk hyri asnjë sekondë në dhomën e zhveshjes. Nuk pati asnjë komunikim me lojtarët”, deklaroi Aguirre.

Ai gjithashtu raportoi për tensione të forta mes vetë futbollistëve madrilenë. Një pjesë e lojtarëve shprehën zemërim ndaj gjykimit, ndërsa të tjerë i kundërshtuan duke thënë se kjo ishte thjesht një justifikim i pavlefshëm.

“Disa lojtarë u ankuan për gjyqtarin, por të tjerë u përgjigjën se ishte një justifikim i kotë dhe se ‘La Liga po e humbim vetë’”, tha Aguirre, duke zbuluar debatin në dhomat e zhveshjes.

Atmosfera në Real Madrid është larg qetësisë dhe presioni mbi Çabi Alonson rritet, ndërsa sezoni hyn në fazën më të rëndësishme.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT