Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë të ditur se gjatë muajit tetor 2025, numri i vizitorëve në hotelet e vendit arriti 60,737, duke shënuar një rritje prej 5,5% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2024, kur ishin regjistruar 57,568 vizitorë.
Prej vizitorëve në tetor 2025, 40,2% ishin vendorë dhe 59,7% të huaj, ndërsa netqëndrimet arritën në 142,672, me 48,1% nga vendorët dhe 51,9% nga të huajt.
Sipas ASK-së, Rajoni i Pejës ka numrin më të madh të vizitorëve vendorë në hotele, me 7,878 vizitorë dhe 29,160 netqëndrime.
Sa i përket vizitorëve të huaj, gjatë tetorit 2025 u regjistruan 36,283 persona, që përbën një rritje prej 5,2% krahasuar me tetorin e vitit 2024. Shumica e vizitorëve të huaj vijnë nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Turqia dhe vende të tjera.
ASK nënvizon se rritja e vizitorëve vendorë dhe të huaj reflekton zhvillimin e vazhdueshëm të sektorit të turizmit në Kosovë, përmirësimin e infrastrukturës hotelierike dhe promovimin e vendit si destinacion turistik.


