Barcelona është përsëri kreative, me shitje paketash VIP deri në regjistrimin e Olmos
Barcelona ka probleme të mëdha për të regjistruar Dani Olmon për shkak të vështirësive financiare të klubit në vitet e fundit.
Klubi katalanas ka një problem serioz, pasi lojtari i kombëtares spanjolle është regjistruar deri më 1 janar, dhe më pas ka mundësinë ta ndërpresë kontratën vetë. Në Barcelona po mundohen që të mos ndodhë diçka e tillë dhe nuk duan të lënë hapësirë për që të ndodhë.
Barcelona sërish ka dashur të jetë kreative dhe duket se ka gjetur një zgjidhje. Klubi do të shesë pako VIP nga stadiumi “Camp Nou” për një periudhë të gjatë.
Interesi për këto paketa është shumë i madh, ato kushtojnë vërtetë shumë, dhe në listën e pritjes ka individë të pasur. Me këtë aksion, Barcelona pritet të fitojë 120 milionë euro, pas së cilës mund të depozitojë kontratën e Olmos.