Komuna e Dibrës hap formular online për pjesëmarrje qytetare në projekt-buxhetin 2026

Komuna e Dibrës ka bërë një hap të rëndësishëm drejt rritjes së transparencës dhe përfshirjes qytetare në procesin e planifikimit buxhetor. Në kuadër të përgatitjeve për projekt-buxhetin e vitit 2026, është vendosur në dispozicion një formular online, përmes të cilit çdo person juridik apo fizik mund të parashtrojë kërkesat, propozimet dhe sugjerimet e tij.

 

Ky formular u mundëson qytetarëve dhe subjekteve të ndryshme të kontribuojnë drejtpërdrejt në përcaktimin e prioriteteve buxhetore dhe në zhvillimin e projekteve që ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës në komunë.

Formulari është i qasshëm në linkun zyrtar: https://dibra.gov.mk/buxheti

Komuna e Dibrës mbetet e përkushtuar ndaj transparencës, llogaridhënies dhe përfshirjes aktive të qytetarëve në të gjitha proceset buxhetore dhe zhvillimore, duke synuar krijimin e një mjedisi më gjithëpërfshirës dhe efikas për të gjithë banorët.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT