KF Shkëndija Haraçinë 77 përforcon repartin ofensiv me Vladimir Zoglev

KF Shkëndija Haraçinë 77 ka njoftuar angazhimin e sulmuesit Vladimir Zoglev si përforcim i ri në fazën sulmuese të skuadrës.

 

Zoglev vjen nga FC Osogovo, ku ka spikatur si një lojtar i rëndësishëm, duke treguar potencial, përkushtim dhe cilësi në fazën sulmuese. Me këtë transferim, klubi synon të rrisë konkurrencën në repartin ofensiv dhe të shtojë mundësitë për gol në ndeshjet e ardhshme.

KF Shkëndija Haraçinë 77 i ka uruar mirëseardhje Zoglevit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT