UEFA cakton arbitër islandez për ndeshjen Shkëndija – Slovan Bratislava

UEFA ka emëruar arbitrin islandez Ivar Ori Kristjanson për të gjykuar ndeshjen mes Shkëndijës dhe Slovan Bratislava në kuadër të javës së pestë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

 

36-vjeçari Kristjanson, i cili është arbitër me certifikatë FIFA dhe UEFA që nga viti 2018, debutoi në arenën evropiane të klubeve në takimin Fola Esch – Prishtina në kualifikueset e Ligës së Evropës. Ai do të ketë ndihmës arbitrat e tij bashkëkombës: Birkir Sigurdarson, Gulfi Mar Sigurdson dhe Vilhjalmur Torarinson.

Ndeshja Shkëndija – Slovan është caktuar të zhvillohet të enjten në orën 18:45 në “Arena Todor Proeski” në Shkup.

Para dy javëve të fundit të fazës së grupeve, Shkëndija pozicionohet në vendin e 25-të me 4 pikë, një më shumë se Slovan në vendin e 29-të. Direkt për në 1/8-at do të kalojnë tetë skuadrat e para, ndërsa ekipet nga vendi 9 deri në 24 do të luajnë në fazën e playoff-it për ndeshjet e nokautit në kompeticionin e tretë më të rangut evropian për klube.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT