Ushtarët turq nga Batalioni i FRO-së të KFOR-it vazhdojnë aktivitetet e tyre ditore në kufij dhe në mbarë Kosovën. Sipas njoftimit të KFOR-it, ata zhvilluan patrulla për të siguruar një prezencë të dukshme dhe për të rritur ndërgjegjësimin situativ në terren.
“Përmes profesionalizmit dhe angazhimit të tyre, ata kontribuojnë në stabilitetin rajonal dhe luajnë rol kyç në misionin e vazhdueshëm të KFOR-it për të mbajtur një ambient të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, theksohet në njoftim.


