Hudhra dhe mjalti janë kombinimi perfekt për të mbrojtur trupin gjatë muajve të ftohtë. Ekspertët e shëndetit tregojnë se ky miks natyral forcon imunitetin, ndihmon në luftimin e infeksioneve dhe përshpejton shërimin nga ftohja dhe gripi.
Një lugë hudhër e grirë e përzier me një lugë mjaltë në mëngjes mund të veprojë si një ilaç natyral, duke përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe duke forcuar sistemin imunitar. Përveç përfitimeve shëndetësore, ky miks ka edhe veti antiinflamatore dhe antibakteriale që ndihmojnë në mbajtjen larg të virozave dimërore.
Specialistët sugjerojnë që ta konsumoni rregullisht gjatë dimrit dhe ta shoqëroni me çajra të ngrohtë ose limon për efekt maksimal.


