Ndërmarrja Publike “Komunale” Strugë ka njoftuar qytetarët e Strugës, veçanërisht parapaguesit e rregullt të shërbimeve komunale, se duke filluar nga dita e enjte do të nisë procesi i shpërndarjes së koshave të reja për mbeturina.
Qytetarët që kërkojnë informacione shtesë ose dëshirojnë të dinë mënyrën e shpërndarjes së koshave mund të kontaktojnë zyrat e Ndërmarrjes Publike “Komunale” Strugë për asistencë dhe udhëzime të detajuara.
Ky hap synon përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave dhe krijimin e një mjedisi më të pastër për qytetarët e Strugës.


