Siguria në fokus: Ushtrim ndër-institucional SHBA-Kosovë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, zhvillon sot nga ora 15:00 deri në 21:00 një ushtrim të përbashkët për menaxhimin e krizave.

 

Ushtrimi fokusohet te koordinimi ndër-institucional dhe reagimi emergjent, si pjesë e përpjekjeve për të forcuar bashkëpunimin në fushën e sigurisë.

Gjatë ushtrimit, qytetarët mund të vërejnë rritje të prezencës së Policisë dhe të personelit të Ambasadës, ndërprerje të trafikut, përdorim të sirenave dhe efekte trajnuese. Ambasada thekson se bëhet fjalë vetëm për një ushtrim, jo për një incident të vërtetë, dhe i fton qytetarët të ndjekin udhëzimet e Policisë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT