Shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në pikën kufitare Qafë Thanë kanë ndaluar importin e mbi 26 tonëve kofsha pule të ngrira pa kockë, për shkak të mosrespektimit të kushteve ligjore për import.
Ngarkesa, që përbëhej nga 2.167 paketime nga 12 kilogramë secila, është kthyer në vendin eksportues – Brazil – pas vendimit të zyrtarëve veterinerë të AUV-së për ndalim.
Shqiptimi i ndalimit u bë pasi ngarkesa ishte në kundërshtim me vendimin për ndalim të importit të kafshëve të gjalla, produkteve dhe nënprodukteve me origjinë shtazore nga Brazili, me qëllim parandalimin e futjes së virusit të influencës aviare me patogjenitet të lartë (gripi i shpendëve). Sipas këtij vendimi, ndalohet importi i ngarkesave të prodhuara nga kafshë të therura, të ngarkuara dhe të certifikuara para datës 1 gusht 2025.


