Maqedonia po përballet me mungesë të fuqisë punëtore dhe me rritje të migrimit të punëtorëve, ndërkohë që Kroacia po regjistron një kërkesë të madhe për punëtorë të huaj.
Sipas të dhënave zyrtare, nga fillimi i këtij viti deri më 30 nëntor, në Kroaci janë lëshuar mbi 160 mijë leje qëndrimi dhe pune për shtetas të huaj. Kjo situatë pasqyron konkurrencën e fortë rajonale për punëtorë dhe presionin mbi tregjet e punës në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Maqedoninë.
Shteti me numrin më të madh të lejeve të punës të lëshuara ishte Bosnja e Hercegovina (30.188), ndjekur nga Nepali (29.579) dhe Serbia (23.145). Pas tyre vijnë Filipinet (16.195), India (14.500) dhe Maqedonia (11.384). Në dhjetë vendet e para renditen edhe Kosova (5.860), Egjipti (5.149), Uzbekistani (5.161) dhe Bangladeshi (3.183).


