Nxënësit japonezë do të kalojnë në përdorimin ekskluziv të librave digjitalë
Një grup pune i Ministrisë japoneze të Arsimit ka propozuar që nga viti 2030, shkollat të lejohen të përdorin vetëm libra digjitalë, raporton Japan Today. Sipas propozimit të paraqitur në takimin e grupit të punës, i cili ishte i hapur për mediat, bordet arsimore lokale do të kenë mundësinë të zgjedhin midis librave të shtypur tradicionalë dhe librave digjitalë për shkollat.
Aktualisht, versionet digjitale të librave, të disponueshme në tableta me përmbajtje shtesë video dhe audio, përdoren si materiale shtesë për mësimin e anglishtes dhe matematikës për nxënësit nga klasa e pestë deri në të nëntën, duke filluar nga prilli i vitit 2024.
Grupi i punës i Ministrisë së Arsimit, Kulturës, Sporteve, Shkencës dhe Teknologjisë do të diskutojë mundësinë e përdorimit të librave të shtypur dhe digjitalë në të njëjtat klasa, para se të përgatisë raportin e tij të përkohshëm deri në fund të marsit.
Temat e tjera që do të diskutohet përfshijnë nivelin deri në të cilin informacionet që lidhen me kodet QR mund të konsiderohen si pjesë e materialeve të librave.