Pas shembullit të Kroacisë, edhe në Bosnje dhe Hercegovinë po përhapen thirrje për bojkot të tregtisë më 31 janar

Pas aksionit të suksesshëm qytetar në Kroaci, në rrjetet sociale në Bosnjë dhe Hercegovinë po përhapen thirrje për bojkot të dyqaneve, pompave të benzinit, kafeneve dhe restoranteve të premten, më 31 janar, si shprehje e pakënaqësisë nga çmimet e larta dhe standardi i ulët i jetesës.

Iniciatorët e fushatës i ftojnë qytetarët të mos blejnë asgjë atë ditë dhe të sigurojnë paraprakisht produktet e nevojshme, të gatuajnë në shtëpi dhe të shmangin shpenzimin e parave në restorante.

Qytetarët në forume të internetit theksojnë se çmimet e ushqimeve në Bosnjë dhe Hercegovinë janë më të larta se në disa shtete të zhvilluara si Gjermania, ndërkohë që kostot për strehim ende janë të padurueshme.

Iniciatorët e bojkotit theksojnë se qëllimi i aksionit është të ushtrohet presion mbi autoritetet dhe punëdhënësit që të ndërmarrin masa konkrete për uljen e inflacionit, rritjen e pagës minimale dhe përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights