Mexhiti zbulon prapaskenat: VLEN drejt shkrirjes në një parti? Ja modelet që po diskutohen!

SHKUP – Zëvendëskryeministri dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, ka lëshuar kritika të forta drejt Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) pas kongresit të tyre të fundit. Në një intervistë për “Dialog te Lajmi”, Mexhiti e cilësoi rezolutën e BDI-së për shtetin unitar si një përpjekje për t’u pëlqyer partive maqedonase.

 

VLEN drejt shkrirjes në një subjekt të vetëm?

Mexhiti theksoi se koalicioni VLEN po funksionon me një sinkronizim të lartë, madje më mirë se sa funksiononte BDI-ja dikur. Ai zbuloi se brenda kryesisë po diskutohen modele konkrete që VLEN të shndërrohet në një subjekt të vetëm politik për të rritur potencën e tij.

“Janë duke u shoshitur disa ide, si rotacioni i katër liderëve apo modeli i bashkëkryetarëve, për të gjetur mënyrën më të mirë se si të fuqizohet edhe më tepër VLEN,” deklaroi Mexhiti.

Kritika për BDI-në: “Vardisje ndaj palës maqedonase”

Lidhur me qëndrimet e fundit të BDI-së për shtetin unitar, Mexhiti u shpreh i befasuar që një parti shqiptare në opozitë nuk propozon ide kreative për faktorizimin e shqiptarëve, por “betonizon” koncepte që përputhen me VMRO-në dhe LSDM-në.

“BDI doli me Rezolutë se si ta betonizojnë unitarizmin e këtij shteti. Kjo nuk dallon aspak nga koncepti i VMRO-së, LSDM-së dhe Levicës. Është një vardisje ndaj palës maqedonase,” nënvizoi kreu i Lëvizjes Demokratike.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT