Ndryshime në Qeveri: Arben Fetai uron ministrat e rinj të VLEN dhe vlerëson punën e Murtezanit.

SHKUP – Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, ka mirëpritur zgjedhjen e ministrave të rinj nga radhët e koalicionit VLEN, duke theksuar se këto emërime përforcojnë vizionin reformues të vendit.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Fetai ka uruar Bekim Salin, i cili do të mbajë postin e Zëvendëskryeministrit të parë dhe Ministrit për Çështje Evropiane, si dhe Muhamet Hoxhën, i cili merr drejtimin e Ministrisë së Ekologjisë.

Sipas Fetait, këto lëvizje janë një dëshmi e qartë se Qeveria mbetet e palëkundur në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“Urime Bekim Sali dhe Muhamet Hoxha për përgjegjësitë e reja qeveritare. Punë me përgjegjësi, rezultate konkrete dhe shërbim ndaj qytetarëve,” u shpreh ai.

Mirënjohje për Orhan Murtezanin Gjatë këtij njoftimi, zëvendëskryeministri Fetai nuk ka kursyer lëvdatat për ish-ministrin Orhan Murtezani. Ai vlerësoi lart lidershipin e tij, duke thënë se Murtezani ka treguar një drejtim të qartë institucional dhe ka konsoliduar punën në dikasterin e tij me përgjegjshmëri të lartë.

Këto emërime pritet të sjellin dinamika të reja në ekzekutiv, në një kohë kur reformat dhe integrimi mbeten prioritetet kryesore të koalicionit qeverisës.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT