PDSH në lëvizje: Takime pune në Gostivar dhe Bogovinë, hidhen hapat drejt konferencës në Tetovë.

GOSTIVAR/BOGOVINË – Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, ka intensifikuar aktivitetin në terren përmes takimeve të punës me strukturat partiake në Gostivar dhe Bogovinë.

 

Fokusi i këtyre takimeve ishte diskutimi i zhvillimeve aktuale politike në vend, si dhe koordinimi i hapave organizativë për Konferencën Vjetore të PDSH-së. Ky aktivitet madhor i partisë është planifikuar të mbahet më datë 28 dhjetor 2025, në Pallatin e Kulturës në Tetovë.

Gjatë takimeve me krerët e degëve, u theksua rëndësia e mobilizimit të strukturave për të garantuar një mbarëvajtje sa më të suksesshme të konferencës, e cila pritet të shënojë fundvitin politik për këtë subjekt.

Mësohet se Thaçi ka kërkuar angazhim maksimal nga dega e Gostivarit dhe ajo e Bogovinës, duke i cilësuar ato si shtylla të rëndësishme të aktivitetit të mëtutjeshëm të PDSH-së në skenën politike.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT